Fisnik dhe Adelina Ismaili takohen dhe pozojnë së bashku: Ju sfidojmë t’i gjeni dy kushërinj më të mirë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh autori i obeliskut ‘Newborn’, Fisnik Ismaili, nuk është i vetmi personazh i njohur nga familja e tij.

Kjo pasi të gjithë thuajse e dinë se ai është djali i xhaxhait të motrave këngëtare, Adelina e Zanfina Ismaili.

E duket se kontaktet dhe takimet e ik a të shpeshta me kushërirat e tij, të cilat mund të thuhet lirshëm se kanë bërë revolucion në muzikën shqiptare.

Adelina dhe Fisnik Ismaili në vitin 2014 (Foto: Adelina Ismaili/Instagram)

Fisniku ka publikuar së fundmi në llogarinë e tij në Facebook një fotografi, nga takimi me Adelinën gjatë pasdites të së premtes.Lexo po ashtu:Zanfina Ismaili ironizon me reduktimet: Meqë kam pasaportë shqiptare më mirë të zhvendosem, së paku atje nuk ndalet rryma çdo tri orë

Dy kushërinjtë dukeshin mjaft të lumtur dhe të buzëqeshur teksa pozuan krah njëri-tjetrit.

“Ju sfidojmë me i gjet dy kushërinj më të mirë”, shkroi ish-deputeti Ismaili në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që aktualisht Adelina nuk është aktive në muzikë, por në televizion me prezantimin e një emisioni javor.

Larg gazetarisë nuk po qëndron as Zanfina, e cila është e punësuar në një nga radiot e Kosovës, gjithashtu në drejtimin e një emisioni. /Telegrafi/

SHARE