BOSHKOVIQ: USHTRIA ËSHTË PËRSËRI INSTITUCION TË CILIT I BESOHET

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, deklaroi se  Ushtria e Malit të Zi, përsëri është bërë një institucion të cilit i besohet.

“Për këtë më së miri flasin sondazhet e fundit të opinionit publik, konkurset për pranimin e ushtarëve të rinj, të cilët janë gjithnjë e më shumë kandidatë se sa është numri i nevojshëm, si dhe interesimi i madh i të rinjve në akademitë ushtarake dhe në kampin ushtarak veror”, deklaroi Boshkoviq.

Ai bisedoi sot me Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ndërsa në takim morën pjesë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi, gjenerali i brigadës Dragutin Dakiq, si dhe anëtarët e kabineteve të tyre.

Siç kumtohet nga kabineti i presidentit të Malit të Zi, Boshkoviq prezantoi politikat kyçe të zbatuara nga Ministria e Mbrojtjes me fokus në modernizimin Ushtrisë së Malit të Zi, forcimin e bashkëpunimit me vendet partnere dhe aleatët brenda Aleancës së NATO-s, si dhe përmirësimin e strukturës së moshës së punonjësve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Malit të Zi, përmes bashkëpunimit me rininë dhe politikën për ripërtririen  e tyre me kuadro të rinj.

 

SHARE