Qeveria e Malit të Zi në seancën të mbajtur sonte vendosi të shpallë gjendje zie treditore, për shkak të qytetarëve të lënduar dhe viktima e të Kryeqytetit të Cetinës dhe Malit të Zi. Në përputhje me Vendimin e Qeverisë, ditë zie janë të shtunën, të dielën dhe të hënën, përkatësisht 13, 14 dhe 15 gusht. Me rastin e tri ditëve të zisë, në përputhje me Ligjin për simbolet shtetërore dhe Ditën e shtetësisë, flamujt do të vendosen në gjysmështizë në të gjitha objektet e organeve shtetërore dhe objektet e organeve të vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve publike. Në përputhje me Vendimin, në ditën e zisë nuk do të mbahen programe publike, kulturore dhe argëtuese në vende publike dhe nuk do të transmetohet muzika në objektet hotelierike. Mediat elektronike dhe mediat e tjera janë të detyruara që përmbajtjen e tyre programore t’i përshtatin përkujtimit të ditës së zisë.“Me rastin e një ngjarjeje tragjike, e cila ka rezultuar në humbjen e jetës së qytetarëve të Malit të Zi, Qeveria ka miratuar Vendim për shpalljen e tri ditëve zie në territorin e gjithë shtetit të Malit të Zi”, thuhet në komunikatë.