PENSIONISTËT PARALAJMËROJNË GREVË URIE PARA QEVERISË SË MALIT TË ZI

Pensionistët e Malit të Zi paralajmëruan grevë urie para Qeverisë së Malit të Zi. Protesta e pensionistëve e paralajmëruar për 15 gusht u shty për në shtator për shkak të temperaturave të larta. Kështu është vendosur me kërkesë të anëtarëve në mbledhjen e kryesisë së Lëvizjes së Pensionistëve të Malit të Zi në Podgoricë. “Në takim u diskutua për propozimin e anëtarëve të kësaj lëvizjeje nga veriu i Malit të Zi, që të fillojë grevë urie para Qeverisë së Malit të Zi, deri në kushtet e reja të pensionistëve që iu dorëzuan kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, të cilët padyshim që i nënvlerësojnë pensionistët e Malit të Zi, nuk plotësohen, sepse as që denjuan të presin përfaqësuesit e Lëvizjes së Pensionistëve, e lëre më të shqyrtojnë kërkesat e pensionistëve”, thuhet në njoftim. U ra dakord që kryesia dhe deputetët e Kuvendit të Lëvizjes së Pensionistëve të fillojnë një grevë urie para Qeverisë së Malit të Zi dhe më pas t’i ftojnë të gjithë pensionistët nga Podgorica dhe komunat e tjera të Malit të Zi t’i bashkohen, të gjithë ata që mund, pa rrezikuar shëndetin e tyre.

SHARE