Kabllot nëndetëse midis Malit të Zi dhe Italisë do të përfundojnë deri në fund të vitit dhe do të jenë të gatshme për përdorim komercial deri në mes të vitit të ardhshëm, tha drejtori i kompanisë italiane “Terna”, Luigi Feraris, pas takimit me presidentin malazes Millo Gjukanoviq në Romë.
Nga kompania “Terna”, theksojnë se ata janë shumë të kënaqur me bashkëpunimin me partnerët malazezë dhe se ky projekt do të mundësojë lidhjen e energjisë dhe me këtë edhe zhvillimin më të shpejtë të rajonit.
“Projekti i kabllove nëndetëse po zbatohet sipas planit, gjithçka do të përfundojë në kohë dhe në mes të vitit të ardhshëm kabllot do të jenë të gatshme për përdorim komercial. Mendoj se projekti është strategjikisht i rëndësishëm për rajonin, sepse është interkoneksioni i parë i Malit të Zi me Italinë dhe Evropën, gjegjësisht Ballkanit dhe Evropës.
Projekti do të kontribuojë në zhvillimin e ardhshëm të rajonit në infrastrukturë, dhe kështu edhe rritja në sektorin e turizmit “, tha Feraris.
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq shprehu kënaqësinë që në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Itali, të takohet me drejtuesit e kompanisë, e cila është partner i rëndësishëm strategjik.