MIRATOHET RIBALANCI I BUXHETIT I KOMUNËS SË ULQINIT

Në Kuvendin e Komunës së Ulqinit të premten është miratuar ribalansi i buxhetit të Komunës së Ulqinit në vlerë prej 12.058 milionë euro. Gjatë diskutimit, drejtuesit komunalë thanë se gjatë fushatës zgjedhore ish pushteti ka shpenzuar mbi një milion euro. “Vetëm për asfaltim janë shpenzuar gjysmë milioni euro. Në 25 ditët e fundit kompanisë ‘Putevi Bar’ i kemi paguar 300 mijë euro”, tha sekretari për buxhet dhe financa Arian Murati.

SHARE