Kryeministrja e Rumunisë Vasillika Viorika Dançilla, ka thënë se vendi i saj mbështet integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
Dançilla, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Malin e Zi, gjatë takimit të saj me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, tha se integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor është një nga prioritetet e presidencës rumune me Këshillin e Bashkimit Evropian.
“Angazhohemi pë principin e regatës, si dhe për notat e veçanta të secilit vend kandidat”, tha Dançilla, e cila njëkohësisht e ftoi Markoviqin për një vizitë zyrtare në Rumun.
Ajo me këtë rast përgëzoi Malin e Zi, për rezultatet e arritura. “Unë dua t’ju siguroj se prania ime këtu është vetëm disa muaj para se Rumunia të marrë përsipër presidencën e Këshillit të BE-së, e cila është dëshmi e angazhimit tonë vendimtar për të mbështetur Malin e Zi në rrugën evropiane”, deklaroi kryeministrja rumune Vasellika Viorika Dançilla.
Pas takimit me kryeministren rumune, kryeministri malazez Dushko Markoviq, tha se e vlerëson vizitën e Dançilla, veçanërisht në prag të presidencës rumune me këshillin e BE-së.
“I dëshirojmë sukses presidencës së Rumanisë dhe i falënderojmë ata që Mali i Zi dhe Ballkani Perëndimor tashmë gjenden lartë në agjendën tuaj”, deklaroi Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.