QEVERIA MIRATOI PROTOKOLLIN PËR ANËTARËSIMIN E SUEDISË DHE FINLANDËS NË NATO

Qeveria miratoi projektligjin për ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës. “Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës është një përfitim për të gjithë rajonin. Kjo Qeveri ka treguar vendosmërinë e saj për ta miratuar sa më parë. I bëj thirrje kryetarit të Kuvendit që ta vendosë projektligjin në ratifikim që ne t’i përmbushim obligimet tona para pushimit veror”, tha ministri i Jashtëm Ranko Krivokapiq. Abazoviq tha se janë dakorduar me Krivokapiqin dhe u ka bërë thirrje deputetëve të jenë efikas. Ministrja e Punëve të Jashtme suedeze, Anne Linde, tha të premten se gjysma e vendeve anëtare të NATO-s ratifikuan protokollin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Ajo tha se deri më tani marrëveshjen e kanë ratifikuar Kanadaja, Danimarka, Islanda, Norvegjia, Britania e Madhe, Estonia, Shqipëria, Polonia, Gjermania, Luksemburgu, Holanda, Bullgaria, Letonia, Sllovakia dhe Kroacia. Të 30 anëtarët duhet të japin dritën jeshile për t’u bashkuar me Aleancën.

SHARE