Nga ndërmarrja “Ujësjellës dhe Kanalizimi” deklaruan për Portalin Ul-info se për shkak të prurjeve më të vogla të burimeve dhe rritjen e konsumit të ujit hyri në fuqi vendimi për ndalimin e konsumit të padedikuar të ujit nga ujësjellësi i qytetit. Kjo ka të bëjë me ujitjen e lagjen e kopshteve dhe gjelbërimeve, si dhe larjen e hapësirave prej betonit dhe asfaltit. Shtohet se për këtë arsye vjen deri tek çrregullimi i furnizimit me ujë në disa zona, si dhe që do të dënohen shfrytëzuesit të cilët nuk e respektojnë këtë vendim.