Situata në lidhje me incidencën dhe vdekjen e kancerit të qafës së mitrës në Mal të Zi është alarmante dhe vaksinimi HPV është shtylla kurrizore e një përgjigje të qëndrueshme ndaj këtij problemi, pajtohen punonjësit e shëndetësisë. „Duhet të marrim të gjitha masat parandaluese për të ndryshuar këtë pamje në vitet e ardhshme. Ne duam t’i mbrojmë fëmijët tanë dhe t’u sigurojmë atyre një të ardhme të sigurt pa kancer të qafës së mitrës”, ranë dakord njëzëri pjesëmarrësit në takim. Sllagjana Raçiq, pediatre nga Qendra Shëndetësore e Podgoricës, theksoi se çdo prind dëshiron një të ardhme të shëndetshme dhe të begatë për fëmijën e tyre, “kjo është arsyeja pse vaksinimi kundër HPV është një vendim i drejtë dhe i përgjegjshëm për çdo prind”. Drejtori i ISHP, Igor Galliq, theksoi se lufta kundër kancerit të qafës së mitrës është në krye të prioriteteve të Institutit dhe të gjithë sistemit shëndetësor.