QEVERIA E MAQEDONISË SË VERIUT DËRGON NË KUVEND PROPOZIMIN FRANCEZ

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme të 59-të ka shqyrtuar informacionet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, për propozim-kornizën negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut me BE-në, të paraqitur nga Presidenca franceze e Bashkimit Evropian. Në seancë, qeveria vendosi që propozim kornizën negociuese t’ia përcjell Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shqyrtim dhe miratim të konkluzioneve të mëtutjeshme, sipas procedurave të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Partitë shqiptare dhe mazhoranca e mbështesin propozimin francez, ndërsa opozitarët e VMRO-DPMNE kërkojnë ndryshimin e tekstit për të garantuar ruajtjen e identitetit maqedonas, përfshirë gjuhën dhe historinë, teksa akuzon qeverinë se po pranon një kompromis të dëmshëm për vendin.

SHARE