Kur bëhet ekografia e legenit të vogël?

Dr. Lendita Kamberi,
Specialiste e radiologjisë

Imazhi me ultratinguj i legenit është një metodë joinvazive që përdor valët e ultrazërit për të krijuar imazhe dhe incizime të pjesës së brendshme të organeve.

Dhimbja në pjesën e poshtme të barkut dhe në pjesën e poshtme të shpinës përkufizohet si dhimbje e legenit. Përveç prishjes së cilësisë së jetës së përditshme me probleme të vazhdueshme, mund të jetë një shenjë se jeni shtatzënë, keni çrregullim stomaku ose vetëm po plakeni. Në disa situata, ka një dritë të kuqe që tregon sëmundje të rrezikshme, të cilat kërkojnë ndërhyrje urgjente mjekësore.

Legeni i vogël ndodhet në pjesën e poshtme të barkut dhe përbëhet nga mitra me vezore dhe tubat e vezoreve ose prostata te meshkujt me fshikëza seminale, fshikëza me ureterë dhe uretra, zorra e trashë dhe sistemi lokomotor.

Cilat organe dhe simptoma përfshin ekzaminimi i legenit të vogël?

Ekografia e legenit është një metodë precize moderne që diagnostikon një numër të madh sëmundjesh të kësaj zone.

Organet e legenit tek femrat: mitra, vezoret, tubat fallopian, organet gjenitale të jashtme, gjëndrat limfatike regjionale.

Simptomat më të zakonshme: çrregullime menstruale gjatë ciklit, zgjatje ose shkurtim i ciklit (nën 21 ose mbi 35 ditë), mungesë e menstruacioneve, gjakderdhje jashtë ciklit të rregullt, gjakderdhje kontakti gjatë marrëdhënieve seksuale, dhimbje legeni, dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale, temperatura, sedimentimi dhe leukocitet e rritura, tumor markerët e rritur, probleme me urinimin, dhimbje në organet gjenitale të jashtme.

Organet e legenit tek meshkujt: fshikëza, veshkat, prostata, vezikulat seminale dhe organet gjenitale të jashtme.

Simptomat më të zakonshme: vështirësi në urinim, djegie gjatë urinimit, infeksion i traktit urinar, gjak në urinë dhe/ose spermë, urinë e zbardhur, dhimbje në legen dhe sakrum, ndjenja për urinim të pavullnetshëm o seme dhimbje, mungesë urinimi, dhimbje shpine me përhapje në ijë dhe skrotum, dhimbje dhe ënjtje e skrotumit, ënjtje pa dhimbje të testikujve, ulje e numrit të spermatozoideve, probleme me potencën, PSA e ngritur.

Simptomat që tregojnë se ekzaminimi është i domosdoshëm

Ekzaminimi me ultratinguj mund të tregojë zmadhime të fshikëzës urinare, trashje të ndryshme, si dhe tumore. Një nga sëmundjet më të shpeshta që i sjell pacientët në ekografinë e legenit është shfaqja e gurëve në fshikëz. Ekzaminimi i prostatës, i cili kryhet me sondë abdominale ose transrektale, zbulon përmasat (zgjerimi beninj i prostatës), strukturën, inflamacionin dhe ndryshimet e mundshme në prostatë (tumoret). Duke vëzhguar fshikëzat seminale përmes ultrazërit, vërejmë madhësinë e tyre, formën dhe shfaqjen e mundshme të cisteve.

Ekografia gjinekologjike përdoret për të gjitha sëmundjet e vezoreve, tubave të vezoreve (nuk shihen kur janë të shëndetshme), mitrës dhe gjatë monitorimit të shtatzënisë.

Me ekografi zbulohen anomali kongjenitale ose të fituara të mitrës, ndryshime në mukozën endometriale, zbulime të polipeve ose fibroideve dhe regjistrimi i shtatzënisë.

Nëpërmjet ekografisë mund të bëjmë një lokalizim të saktë të tumorit, fillimisht për të dalluar cistin nga tumori cistik, më pas për të përcaktuar karakteristikat e tij që tregojnë rrezikun e malinjitetit. Për këtë qëllim shpesh përdoret funksioni color Doppler, i cili mat qarkullimin e gjakut nëpër enët e gjakut dhe ndryshimet malinje zakonisht qarkullojnë më mirë.

Me ekzaminimin me ultratinguj të vezoreve vlerësojmë ruajtjen e funksionit të tyre. Ka edhe zmadhime të nyjave limfatike, të cilat shpesh ndodhin në limfoma dhe metastaza të kancerit të organeve të tjera në gjëndrat limfatike.Lexo po ashtu:Ultrazëri i abdomenit: Përse duhet bërë dhe çfarë zbulon?

Përgatitja për ekzaminim

Një ditë para ekzaminimit nuk duhet të hani ushqime më të rënda si bizele, borani, lakra, fasule dhe ushqime të pasura me fibra. Ditën e ekzaminimit nuk duhet të pini kafe apo të hani, ndaj është mirë që ekzaminimi të kryhet në mëngjes para se të hani kafjall.

Ju duhet të vini në ekzaminim me një fshikëz të mbushur plot. Nëse bëhet fjalë për dhimbje të forta të papritura ose gjendja është urgjente, ekzaminimi kryhet pa përgatitje paraprake.

Si kryhet ekografia e legenit të vogël?

Gjatë ekzaminimit, pacienti shtrihet në shpinë me këmbë dhe krahë të shtrirë.

Është e rëndësishme që pacienti gjatë ekzaminimit të bashkëpunojë me mjekun, pra të zënë pozicionet që kërkohen si dhe për të mbajtur frymën kur është e nevojshme.

Ekzaminimi zakonisht zgjat disa minuta. /Telegrafi/

SHARE