BRAJOVIQ NDANË ÇMIMET E 13 KORRIKUT

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, gjatë ndarjes së çmimit të 13 korrikut, në “Vila Gorica”,në Podgoricë,  deklaroi se është koha që Mali i Zi, ti kthehet vetvetes dhe të njohë vlerat e hershme, si dhe të përdorin potencialet e tyre, ndërsa mbi themelet dhe muret te tyre, ta ngrenë çatinë nën qiellin evropian.

“Mali i Zi ka qenë gjithmonë hekur i skuqur,në kullrën e së kaluarës që është farkuar, nën goditjet e së ardhmes, Mali i Zi u rrëmbye nga flakët edhe gjatë Kongresit të Berlinit në vitin 1878, por edhe në zjarret e korrikut të vitit 1941. Nuk egziston ndonjë datë që nuk mund të jetë emërimi i ditës së shtetësisë së Malit të Zi “, deklaroi Brajoviq.

Ai vuri në dukje se 13 korriku “ngrihet mbi datat e tjera si një personifikim i persekutimit malazez të lirisë mbi të gjitha, dhe shteti në radhë të parë”. Rikujtojmë se, Çmimin për veprimtari jetësore e fitoi Vukiq Puleviq, ndërsa çmimet e 13 korrikut për këtë vit iu ndanë Krst Andrijasheviq, Alleksa Asanoviq dhe Adnan Çirgiq.

Në emër të fituesve të çmimeve, foli Adnan Çirgiq, i cili tha se: çmimi që mban emrin e festës më të ndritshme”, obligon jurinë dhe fituesit.

“Është detyrë e fituesve të theksojnë se çmimi nuk është vetëm shpërblim për punën e tyre personale, por gjithashtu është çmim për paraardhësit në punën e të cilëve bazohet krijimi i tyre”, deklaroi Çirgiq.

SHARE