PENSIONISTËT PROTESTUAN KUNDËR PENSIONEVE TË ULËTA

Pensionistët nga Podgorica dhe Bijello Pole protestuan sot për shkak të pensioneve të ulëta dhe standardit të dobët të jetesës. Siç kanë bërë të ditur, pensionistët nga veriu në shenjë pakënaqësie kanë bllokuar për një orë një pjesë të autostradës për në Podgoricë. Momo Joksimoviq, anëtar i Komitetit Organizativ të protestës së pensionistëve dhe invalidëve në Podgoricë, më herët tha se pensionistët jetojnë në uri, mjerim dhe varfëri. “Shkalla më e lartë e vdekjeve në botë është në Mal të Zi. Pensionistët kanë punuar për pensionet e tyre. Ata duhet të jetojnë me nder, ndershmëri dhe elegancë në pleqërinë e tyre. Ata jetojnë në uri, mjerim dhe me kujdesin më të keq shëndetësor, trajtimi është i shtrenjtë,” tha Joksimoviq.

SHARE