Tri materiale rrobash që duhen veshur gjatë verës: Parandalojnë djersitjen, thithin lagështinë dhe janë më të mira se pambuku!

Për të shmangur djersitjen gjatë vapës, zgjidhni veshje natyrale që nuk nxisin djersitjen

Një nga problemet më të mëdha gjatë verës janë rrobat “e lagura”. Sado që të përpiqeni, nuk mund ta ndaloni djersitjen dhe as nuk jeni të vetëdijshëm se sa shumë ndikon veshja në të.

Të gjithë e dimë se poliesteri është më pak i këndshëm, sidomos gjatë verës, sepse ruan nxehtësinë, dhe lëkura “nuk merr frymë”, transmeton Telegrafi.

Edhe pse pambuku është i mirë për temperaturat e larta, ekzistojnë tri lloje materialesh që janë edhe më të mira. Ato nuk nxisin djersitjen dhe thithin lagështinë.

Fjala është për këto materiale:

Liri

Liri njihet për fibrat natyrale më të forta në botë dhe është shumë më i qëndrueshëm se pambuku. Kjo pëlhurë është bërë nga fibra shumë të imta të marra nga bima e lirit. Lëshon ajrin në trupin tuaj dhe kështu parandalon djersitjen, pra veshjet prej liri janë shumë të qëndrueshme dhe rezistuese. E vetmja pengesë është se lehtësisht rrudhet, por kjo është më pak e rëndësishme gjatë verës.

Viskoza

Për sa i përket përbërjes kimike, viskoza është shumë e ngjashme me pambukun dhe përbëhet nga mbetje të fibrave celuloze. Është komode për t’u veshur gjatë verës dhe freskon trupin. Viskoza është gjithashtu ideale si shtesë e fibrave të tjera, pasi i bën ato më të buta dhe pa dyshim më transparente.

Mëndafshi

Mëndafshi është një pëlhurë natyrale që dihet se u përshtatet temperaturave. Nuk mund të djersiteni kur vishni rroba mëndafshi, është i hollë dhe i butë. Megjithatë, mëndafshi është shumë i ndjeshëm ndaj diellit. Ngjyrat e errëta mund të zbehen, dhe ju mund të shihni njolla në ngjyra të ndezura. Kjo është e vetmja pengesë, kështu që mëndafshi këshillohet në mbrëmje.

/Telegrafi/

SHARE