MBAHET TAKIMI PËR ÇËSHTJEN E MBETJËS SË GOMAVE

Me qëllim të zgjidhjes së problemit të madh të mbetjës së gomave në territorin e Kryeqytetit Podgoricë, Komunës së Tuzit dhe Komunës së Gollubovcit në kuadër të Kryeqytetit, të enjten, më 02.06.2022, është mbajtur takim në ambientet e Ministrisë së Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizimit. Në takim morën pjesë përfaqësues të: Sekretariateve kompetente të Kryeqytetit të Podgoricës, Inspektoratit të Mjedisit, SHPK “Deponija” , Administratës së Policisë, Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Komunës së Tuzit, policisë komunale dhe inspektimeve të këtyre komunave. Në takim u përcaktuan hapat për realizimin e projektit tashmë të filluar për ndërtimin e fabrikës për përpunimin e mbetjës së gomave në lokacionin “Livade” në Podgoricë. Në këtë kuptim, u konstatua se është e nevojshme që sa më parë të nxirren kushtet e UTU-së, në mënyrë që të përgatitet projekti kryesor mbi atë bazë. Lidhur me problemin e djegies së mbetjëve të gomave, u konstatua se këtë javë do të mbahet një takim me përfaqësues të: Ministrisë së Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, Kryeqytetit Podgoricë, Komunës së Gollubovcit, Administratës së Policisë, Qendrës për Punë Sociale dhe popullatës rome. Gjithashtu, në mbledhje u dakorduan edhe për formimin e Trupit Koordinues, i cili do të ketë për detyrë të monitorojë zbatimin e aktiviteteve që do të përcaktojnë këtë organ.

SHARE