MALI I ZI PRET NDIHMËN ITALIANE NË FUSHËN E DREJTËSISË

Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet dypalëshe me Italinë, Mali i Zi pret ndihmë në reformimin e gjyqësorit, vendosjen e shtetit ligjor, lirive dhe sigurisë, u bë e ditur gjatë takimit të kryeministrit i Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe ambasadorit italian në Mal të Zi Luka Zelioli. “Marrëdhëniet miqësore dhe dialogu i vazhdueshëm politik i nivelit të lartë – pasqyrojnë më së miri bashkëpunimin dypalësh mes dy vendeve”, thuhet në takim, sipas një komunikate të qeverisë. Sipas kryeministrit Abazoviq, Mali i Zi është i fokusuar në reforma në disa sektorë. Mali i Zi pret mbështetjen dhe ndihmën më të madhe, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet dypalëshe me Italinë, në reformën e drejtësisë, vendosjen e shtetit të së drejtës, në fushën e lirive dhe sigurisë. “Italia, siç u tha në takim, tashmë ka shprehur gatishmërinë e saj për të ofruar softuer për procesin e monitorimit dhe konfiskimit të pasurisë (SIDDA/SIDNA), i cili është zhvilluar nga Administrata Kombëtare Italiane Antimafia (ADN)”, thuhet në deklaratë. U theksua bashkëpunimi veçanërisht intensiv në fushën e punëve të brendshme dhe nevoja për një bashkëpunim edhe më të fortë ndërmjet ministrive të punëve të brendshme dhe policisë së dy vendeve, veçanërisht në fushën e ripranimit, situatave emergjente, sigurisë kufitare dhe luftës kundër krimit të organizuar. “Bashkëbiseduesit ranë dakord se potenciali i madh për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve u njoh në fushat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit, shëndetësisë, bujqësisë, shkencës dhe arsimit”, thuhet në deklaratë.

SHARE