GJUKANOVIQ: UNË BESOJ SE NË 2024 DO TË JEMI NË GJENDJE TI THEMI BE-së – NE JEMI GATI

Unë besoj se Mali i Zi në vitin 2024 mund dhe do të thotë “ne jemi gati dhe presim qëndrimin e BE-së”, tha presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Ai shtoi se objektivisht Mali i Zi është më i larguari në procesin e negociatave me BE-në dhe se është më afër mbylljes së kapitujve të negociatave. „Dhe kur BE-ja të vendosë të pranojë anëtarët e ardhshëm, Mali i Zi mund të jetë anëtari i parë i ardhshëm,“ tha presidenti Gjukanoviq. „Por kjo nuk duhet të errësojë pikëpamjen tonë dhe ne nuk e shohim problemin themelor. Është e qartë se BE-së i ka munguar entuziazmi dhe përkushtimi ndaj politikës së zgjerimit dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor në pesë apo gjashtë vitet e fundit. Kjo, logjikisht, rezultoi në mungesë entuziazmi për reforma midis vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Gjukanoviq në një panel për Ballkanin Perëndimor si pjesë e samitit të sigurisë GLOBSEC në Bratislavë. Në atë mënyrë, siç shtoi ai, kemi ardhur në situatën që vendet e Ballkanit Perëndimor të akuzojnë BE-në dhe BE-ja ato dhe nga e gjithë kjo, siç tha ai, kanë përfituar vetëm palët e treta.

SHARE