EDHE SOT PA SEANCËN KONSTITUIVE TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT

As sot nuk është mbajtur vazhdimi i seancës konstituive, në të cilën është paraparë të emërohet kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit dhe kryetarit të Komunës së Ulqinit, njoftoi LQ URA. Përfaqësuesit e mazhorancës së re – nga koalicioni “Fillimi i ri” dhe FORCA, thonë se Shërbimi i Kuvendit vazhdon me pengimin dhe se po e zvarrit qëllimisht procedurën e zgjedhjes së kryetarit të ri të parlamentit vendor. “Jemi dëshmitarë që opozita ulqinake vazhdon me obstruksione brutale për të ndalur formimin e pushtetit lokal, për fat të keq sot u përfshi Kuvendi i Shërbimeve që sot ishte ‘Shërbimi i Partisë’”, tha Omer Bajraktari, i cili sipas Marrëveshjes së koalicionit dhe Forca e Re Demokratike, do të jetë në krye të Komunës së Ulqinit për dy vitet e ardhshme.

SHARE