TË FILLOHET NJË PROCES I FORTË DHE KONKRET INVESTIMI

Mali i Zi dhe FMN vazhdojnë bashkëpunim dhe partneritet jashtëzakonisht të mirë , u bë e ditur pas takimit të kryeministrit të Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq, me Drejtoreshën Ekzekutive të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgijeva. Abazoviq theksoi se Mali i Zi është i vendosur të përparojë në kursin evropian në përputhje me meritat në reformat gjithëpërfshirëse të zbatuara, duke e parë të ardhmen e tij si anëtari i parë i plotë i BE-së, duke shtuar se agresioni i Federatës Ruse kundër Ukrainës është një motiv shtesë dhe se Ballkani Perëndimor po përparon në atë drejtim. Abazoviq theksoi se synimi i Qeverisë është të përmirësojë mjedisin afarist, veçanërisht me projekte të shëndetshme ekonomike të bazuara në zhvillim të qëndrueshëm dhe politikë “të gjelbër”, dhe të zhvillojë më fuqishëm disa sektorë, në radhë të parë energjetikën.  Georgijeva theksoi gatishmërinë e kësaj organizate financiare ndërkombëtare për t’i ofruar mbështetje Malit të Zi në tejkalimin e mëtejshëm të sfidave me të cilat po përballet.  “Në një mjedis të pasigurt ekonomik, Mali i Zi gjithmonë mund të llogarisë në FMN,” vuri në dukje Georgijeva.

SHARE