VITIN E KALUAR, 28 SULME REKORD NDAJ GAZETARËVE

Vitin e kaluar, Mali i Zi nuk ka bërë përparim në zgjidhjen e rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve, tha drejtoresha e Unionit të Mediave, Marijana Camoviq Velliçkoviq, duke shtuar se në atë periudhë janë regjistruar 28 sulme, që është një rekord që nga viti 2016. Camoviq-Velliçkoviq e tha këtë në prezantimin e hulumtimit “Treguesit e nivelit të lirive të mediave dhe sigurisë së gazetarëve në vitin 2021”. Ajo tha se hulumtimi i njëjtë është bërë në Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Kroaci dhe se është bërë nga organizata partnere nga rajoni, të cilat së bashku formojnë rrjetin e gazetarëve të sigurt. Camoviq-Velliçkoviq tha se ndryshimet në skenën politike kanë prekur edhe mediat, të cilat më parë kanë qenë të polarizuara. “Kështu është rritur ndikimi i mediave nga Serbia, në kuptimin që disa shtëpi të rëndësishme mediatike kanë ndërruar pronarë, e disa janë në negociata me biznesmenë nga Serbia”, tha ajo.

SHARE