GJELOSHAJ: ITALIA ËSHTË NJË NGA PARTNERËT KRYESORË EVROPIANË TË MALIT TË ZI

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, u takua me ambasadoren e Italisë në Mal të Zi, Laura Egoli, me të cilën diskutoi për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Gjatë takimit u diskutua veçanërisht për rritjen e bashkëpunimit tregtar dhe investimeve, nxitjen e investimeve të reja dhe mbështetjen e investimeve ekzistuese.

Gjeloshaj tha se Italia është një nga partnerët kryesorë evropianë të Malit të Zi dhe se synohet forcimi i marrëdhënieve përmes investimeve konkrete, lidhjeve më të fuqishme ekonomike dhe mundësive të reja për bizneset.

Ai theksoi gjithashtu se Mali i Zi mbetet i përkushtuar ndaj rrugës evropiane, ndërsa përvoja dhe mbështetja e Italisë kanë rëndësi të veçantë në realizimin e kësaj ambicie.

Ambasadorja Egoli përshëndeti përparimin e Malit të Zi në procesin e integrimit evropian dhe shprehu gatishmërinë e Italisë për të vazhduar mbështetjen.

Në takim u diskutua edhe për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit në energjetikë, infrastrukturë, turizëm, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

SHARE