Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, u takua me ministrin e Drejtësisë së Shqipërisë, Toni Gogu, në Tiranë, ku diskutuan për hapat konkretë për avancimin e bashkëpunimit bilateral, shkëmbimin e përvojave në fushën e sundimit të ligjit dhe modernizimin e sektorit publik, si dhe për koordinimin më të madh në procesin e integrimit evropian.
Gjatë takimit u konfirmua përkushtimi i të dyja vendeve ndaj synimit të përbashkët evropian, duke theksuar se anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian mbetet prioritet dhe perspektivë e përbashkët për Malin e Zi dhe Shqipërinë.
Vëmendje e veçantë iu kushtua shkëmbimit të praktikave dhe përvojave në forcimin e sundimit të ligjit, modernizimit të administratës publike dhe koordinimit në procesin e integrimit në BE.
Të dy ministrat vlerësuan se Mali i Zi dhe Shqipëria do të vazhdojnë të punojnë për thellimin e marrëdhënieve partnere, duke kontribuar në zhvillimin, stabilitetin dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.









