AGRON CAMAJ EMËROHET SEKRETAR SHTETI NË MINISTRINË E ADMINISTRATËS PUBLIKE

Agron Camaj emërohet Sekretar Shteti në Ministrinë e Administratës Publike të Malit të Zi, ministri kjo e drejtuar nga Ministri Marash Dukaj. Pas mbarimit të gjimnazit “Slobodan Škerović”, ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Malit të Zi, ndërsa studimet pasuniversitare në Universitetin e Donja Goricës. Camaj ka punuar në institucione shtetërore dhe organizata ndërkombëtare, ndërsa që nga viti 2013 është marrë ekskluzivisht me përkthim. Përkthen kombinime gjuhësore shqip-malazeze dhe shqip-anglisht. Po ashtu, Camaj është anëtar i Komisionit për Emërimin e Përkthyesve të licencuar për gjuhë shqipe pranë Ministrisë së Drejtësisë së Malit të Zi, anëtar i Shoqatës Malazeze të Përkthyesve, Shoqatës së Përkthyesve të Konferencave të Malit të Zi, si dhe bashkëpunëtor pranë Fakultetit Filologjik të Universitetit Donja Gorica. Në vitin 2011 ka botuar përkthimin e “Kanunit të Lekë Dukagjinit” nga gjuha shqipe në gjuhë malazeze.

SHARE