LLATINOVIQ DHE PETRUSHIQ VIZITUAN PRODHUESIT BUJQËSORË TË PATATES PËR PËRPUNIMIN NË SUKRUQ DHE NARHELM

Të hënën, më 09. 05. 2022, profesori i Fakultetit Bioteknik, Nedelko Llatinoviq, bashkë me Millka Petrushiq nga Drejtoria për Sigurinë e Ushqimit, veterinari dhe çështjet fitosanitare, Ismeta Gjokën, sekretare e Sekretariatit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe me Sadra Lekoçeviq, vizituan tre prodhues bujqësorë të patates për përpunim në dy lokacione – Sukruq dhe Narhelm. Siç njoftojnë nga komuna e Tuzit, gjatë vizitës i këshilluan prodhuesit bujqësorë se si t’i mbrojnë kulturat bujqësore, për të arritur rendiment të mirë dhe nivel të pranueshëm të rezidueve të substancave aktive në ushqim, se është mjaft me rëndësi të përdoren mjetet mbrojtëse në mënyrë të drejtë dhe në kohë të duhur. Shfrytëzuesit e pesticideve janë të obliguar të mbajnë evidencën mbi përdorimin e pesticideve, t’i përdorin vetëm mjetet e regjistruara, t’i përdorin në mënyrë të drejtë dhe t’i ruajnë në pajtim me dispozitat. Të gjithë prodhuesit bujqësorë mund ta marrin Librin e evidencës në zyrat e Sekretariatit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

SHARE