MALI I ZI FESTON SËRISH DITËN E EVROPËS ME VENDOSMËRI NË RRUGËN E TIJ EVROPIANE

Ne po e festojmë Ditën e Evropës duke kujtuar fitoren e madhe dhe unitetin e kontinentit tonë, duke trashëguar idenë e demokracisë dhe kulturën e dialogut, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. “Ne ruajmë dhe forcojmë frymën evropiane të tolerancës, solidaritetit dhe unitetit. Ne po bëjmë gjithçka për ta bërë Malin e Zi anëtarin e parë të ardhshëm të BE,” shkroi Abazoviq në Twitter. Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, në emër të qytetarëve të Malit të Zi dhe në emrin e tij, ka uruar Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel me rastin e 9 majit – Ditës së Evropës, me urimet më të mira për prosperitetin e Bashkimit Evropian dhe afirmimin e projektit të bashkimit evropian si garantues i vetëm i sigurisë dhe zhvillimit demokratik të të gjitha kombeve evropiane. Shefja e Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Podgoricë, Oana Kristina Popa, vlerësoi se Mali i Zi është një mik i sinqertë dhe i besueshëm, i cili është i përfshirë në negociatat për anëtarësim për t’u anëtarësuar në Union. Sipas saj, Bashkimi Evropian nuk po ndërton mure rreth vetes, “ai tashmë është i bashkuar dhe i vendosur, tani më shumë se kurrë, për t’i mbrojtur ato vlera, edhe jashtë kufijve të tij”.

SHARE