Modelja e njohur, Arta Elezaj komentohet vazhdimisht për secilën paraqitje që bën në rrjetet sociale.
Duke numëruar më shumë se 200 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, Arta atraktive u shfaq edhe në një paraqitje të radhës.
Modelja nga Klina pozoi në një imazh ku shihet e veshur me një bluzë të shkurtër me ngjyrë të zezë me detaje të bardha të cilën e përshtati me një palë xhinse nga “Channel” po ashtu të zeza.
Elezaj përveç se vuri në pah linjat atraktive, ajo shihet edhe me makijazh të lehtë në fytyrë, ndërsa përfundoi pamjen me aksesor në qafë dhe në dorë.Lexo po ashtu:Arta Elezaj prezanton për herë të parë prindërit
“E din që je e ‘keqe’ kur mund të pozosh prej secilit kënd”, ka shkruar modelja joshëse sipër imazhit, krahas të cilit mori komente të shumta.
Ndërkohë, theksojmë që ndonëse famë më të madhe e fitoi nga roli në serialin “O sa mirë”, Artën ka kohë që nuk e shohim në ndonjë paraqitje televizive.
Mbetet të shihet nëse Arta është në përgatitje të ndonjë projekti që padyshim do të mirëpritej nga fansat e saj. /Telegrafi/