Ford ka vendosur të tërheqë disa modele klasike të veturave të pasagjerëve nga Evropa, përfshirë Mondeon. Megjithatë, ekziston një gjeneratë e re dhe tashmë është prezantuar në disa tregje.
Kinezët ishin të parët që panë Mondeon e ri në premierën botërore, e cila u mbajt në fillim të vitit. Një muaj më vonë, u prezantua edicioni ST Line i sedanit familjar të Ford.
Mondeo ofrohet në kombinim me motorin turbo-benzin 2.0 EcoBoost prej 238 kuaj/fuqi.
Ford nuk u ndal me kaq, ndaj tani ka vendosur të rikthejë një emër nga e kaluara e tij. Është Taurusi, i cili në fakt është thjesht një Mondeo i ri i riemërtuar.
Ai do të ofrohet ekskluzivisht për tregun e Lindjes së Mesme, ku Ford po bëhet gjithnjë e më i mirë.
Në çdo rast, kjo është një veturë shumë interesante që shumë do të dëshironin ta shihnin në rrugët tona, por, për fat të keq, nuk do të ketë asgjë nga këto. /Telegrafi/