ABAZOVIQ, ANËTARI I RI I KËSHILLIT EVROPIAN PËR MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe i emëruari kryeministër i Qeverisë së 43-të të Malit të Zi Dritan Abazoviq është anëtari i ri i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet ndërkombëtare, një nga organizatat më të njohura think-tank e angazhuar në kërkime në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë evropiane. “Është një nder i madh për mua të jem pjesë e një organizate të përbërë nga një numër i madh politikanësh, liderësh, biznesmenësh dhe aktivistësh të OJQ-ve progresive evropiane, të cilët promovojnë idenë e një Evrope të bashkuar, të pajtuar dhe të fortë”, ka theksuar Abazoviq.

SHARE