COVID19: 116 RASTE TË REJA, 1 HUMBJE JETE

Në Mal të Zi, një person ka ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me koronavirus dhe janë regjistruar 116 raste të reja, njofton Instituti i Shëndetit Publik. Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) tha se laboratorët e tyre dhe të tjerë publikë dhe privatë që diagnostikojnë infeksionin me koronavirus përfunduan analizat të hënën dhe dorëzuan rezultatet për 1,089 mostra. ISHP bën me dije se në 24 orët e fundit janë shëruar 83 pacientë. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara, si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 608.

SHARE