NJË SERI PASGODITJESH MUND TË ZGJASIN ME MUAJ

Seria e tërmeteve, pas atij që goditi BeH-në të premten dhe tronditi edhe Malin e Zi, mund të zgjasë disa muaj derisa toka të qetësohet, tha Millena Tomanoviq nga Instituti i Hidrologjisë dhe Sizmologjisë. Ajo theksoi se pas tërmetit kryesor janë regjistruar rreth 80 tërmete më të vogla. Duke folur për aplikacionin që na paralajmëroi për këtë fenomen natyror, ajo theksoi se në zona të vogla si Mali i Zi nuk mund të jetë shumë i dobishëm. Natën e tërmetit nuk kishte asnjë informacion në faqen e Institutit Sizmologjik të Malit të Zi. Tomanoviq shpjegon se ka pasur probleme teknike.

SHARE