MARKOVIQ: TË GATSHEM PËR DIALOG MBI REFORMËN E LEGJISLACIONIT ZGJEDHOR

Qeveria e MZ dhe partia në pushtet janë të gatshëm për dialog mbi reformën e legjislacionit zgjedhor, i cili kërkon një shumicë absolute, por edhe për çështje të tjera relevante që kanë të bëjnë me interesin publik,deklaroi kryeministri i MZ, Dushko Markoviq, gjatë takimit me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se gjatë gjithë kohës janë përkushtuar për funksionalitetin e plotë të parlamentit dhe me këtë qëllim kanë udhëhequr për interesat afatgjate të zhvillimit të shtetit dhe sistemit politik në Malin e Zi.

Siç kumtohet nga Qeveria e MZ, Markoviq ka thënë se është i kënaqur që shumica e partive opozitare, pas një rezultati mbresëlënës të koalicionit qeverisës në zgjedhjet presidenciale dhe lokale, ndërpriten bojkotin e parlamentit.

SHARE