COVID19 NË MAL TË ZI: 77 RASTE, PA TË VDEKUR

Në Mal të Zi nuk ka pasur asnjë vdekje në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me koronavirus por janë regjistruar 77 raste të reja. Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi (ISHP), laboratorët e tjerë publikë dhe privatë që merren me diagnostikimin e infeksionit të ri me koronavirus përfunduan analizën dje (e enjte, 21 prill 2022) dhe ISHP dorëzoi rezultatet për 1,007 mostra për koronavirusin e ri. Në këtë periudh janë shëruar 63 pacientë dhe aktualisht në Mal të Zi janë 567 raste aktive.

SHARE