MASAT MBETEN TË NJËJTA

Për shkak të situatës së favorshme epidemiologjike, Qeveria e Malit të Zi, me rekomandim të Institutit të Shëndetit Publik, ka vendosur që të mos ndryshojë masat aktuale, të cilat janë shtyrë deri më 13 maj, njofton Ministria e Shëndetësisë. Ata theksojnë se megjithatë në rast të ndryshimit të trendit masat do të korrigjohen menjëherë. Sipas masave të vlefshme, mbajtja e maskave mbrojtëse mbetet e detyrueshme vetëm në institucionet shëndetësore, akomodimin kolektiv dhe transportin publik. Në të gjitha ambientet e tjera maskat janë vetëm rekomandim.

SHARE