BEÇIQ DHE ABAZOVIQ KËRKOJNË KOMISIONIN PËR IMPLEMENTIMIN E REFORMAVE

Liderët e Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare URA, Alleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq, i dërguan letër Kryetarit të Kuvendit të MZ, Ivan Brajoviq, në të cilën kërkuan që ai të pranojë iniciativën për formimin e një trupit punues parlamentar ad hoc, me qëllim të gjetjes së  zgjidhjeve për implementimin e Planit gjithëpërfshirës zgjedhor dhe reformave të tjera.

Rikujtojmë se këto dy subjekte politike, paraqitën Planin për reforma gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe të reformave tjera, që kanë për qëllim të vihet deri te përmbushja e parakushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të para të lira dhe të ndershme në Mal të Zi, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Nga Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA, theksuan se Plani i tyre u mbështet nga zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn dhe Federica Mogerini, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Podgoricë, të udhëhequr nga Ambasadori Aivo Orav, Ambasada Amerikane në Mal të Zi, si dhe përfaqësues të rëndësishëm të adresave të tjera ndërkombëtare dhe Sektori i Organizatave Joqeveritare në Mal të Zi.

Beçiq dhe Abazoviq, në adresë të Brajoviqit, dërguan edhe versionin punues të Vendimit për edukimin e komisionit të Përkohshëm për përgatitjen e një reforme gjithëpërfshirëse zgjedhore, një version pune të Rregullores së Punës së komisionit të Përkohshëm për përgatitjen e një reforme gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe tekstin mbi Planin gjithëpërfshirës të zgjedhjeve dhe të reformave.

SHARE