NDËRPREHET SEANCA E BORDIT ADMINISTRATIV

Seanca e Bordit Administrativ, në të cilën ishte dashur të diskutohet për emërime të ndryshme, u ndërpre për shkak të mos miratimit të rendit të ditës. Deputetët e PDS-së dhe LQ URA kërkuan që seanca të shtyhet deri në zgjidhjen e krizës politike dhe përfundimin e bllokadës së Kuvendit. Me këtë nuk u pajtuan përfaqësuesit e Frontit Demokratik dhe Demokratëve, të cilët thanë se në këtë mënyrë po tentojnë të largojnë vëmendjen nga marrëveshjet e pasuksesshme për qeverisjen e pakicës. Ndër të tjera, në seancë do të diskutohej edhe për emërimin e një anëtari të Këshillit të RTMZ-së, Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe kryetarit dhe anëtarit të Këshillit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

SHARE