LUFTA NË MARIUPOL NË FAZË KRITIKE

Lufta në Mariupol tanimë ka hyrë në një fazë kritike. Këshilltari i presdentit, Oleksiy Arestovych është shprehur se situata në këtë qytet mbetet e rrezikshme. Betejë e fortë është zhvilluar në këto orë në qytetin port ndërsa Ukraina thotë se dy njësitë e saj të fundit të mbetura në Mariupol kanë qenë në gjendje të bashkojnë forcat falë një “manovre të rrezikshme”, duke forcuar rezistencën e tyre kundër forcave ruse. Luftimet në Mariupol po vazhdojnë rreth parkut industrial Azovstal. Nëse Rusia merr zonën, thuhet se do të kishte kontroll të plotë të qytetit që do t’a ndihmonte atë të merrte më pas edhe Kievin. Ushtria ruse ka kërcënuar se do të godasë qendrat e komandës së Ukrainës në Kiev, nëse do të ketë sulme të vazhdueshme në territorin e saj. Në ditën e 50-të të luftës, Rusia ka konfirmuar se anija kryesore e flotës së saj në Detin e Zi u dëmtua rëndë dhe ekuipazhi i saj u evakuua pas një shpërthimi që një zyrtar ukrainas tha se ishte rezultat i një sulmi raketor. Luftanija Moskva u bë e famshme në fillim të luftës, kur mbrojtësit ukrainas refuzuan thirrjet për t’u dorëzuar dhe i thanë anijes ruse të shkonte në ferr. Në fjalimin e tij drejtuar kombit, presidenti ukrainas Volodymr Zelensky argumenton se nëse Rusia nuk arrin të ndjekë një marrëveshje paqeje, ajo duhet të largohet përgjithmonë nga komuniteti ndërkombëtar. Ai përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për një embargo totale të naftës ruse. Zelensky shprehu mirënjohje për presidentin Biden pasi ai premtoi një dërgesë tjetër armësh në Ukrainë. Dërgesa përfshin helikopterë, drone të njohur gjithashtu si “dronë kamikaze” dhe topa obusi, automjete të blinduara dhe furnizime të tjera. Ndërkaq prokurorët e krimeve të luftës kanë vizituar vendin e vrasjeve të civilëve në Butcha. Imazhet e rrugëve të qytetit të mbushura me trupa tronditën botën në fillim të këtij muaji dhe zyrtarët lokalë thonë se qindra civilë u vranë dhe u vendosën në varre masive.

SHARE