HAPET KAPITULLI 17, MBESIN EDHE DY KAPITUJ

Kjo do të thotë se Malit të Zi, do ti mbesin të hapin edhe dy kapituj të tjerë, që kanë të bëjnë më konkurrencën (8) dhe mjedisin jetësor dhe ndryshimin e klimës (27).

Deri më tani, Mali i Zi, ka mbyllur përkohësisht tre nga 33 kapitujt. Shefi i diplomacisë malazeze, Srgjan Darmanoviq do të kryesojë delegacionin në mbledhjen e IX të Këshillit të Stabilizim-Asociimit dhe Konferencën Ndërqeveritare për anëtarësimin në Bashkimin Evropian në Luksemburg.

Pjesë e delegacionit do të jetë edhe kryenegociatori i Malit të Zi, për BE,Alleksander Drleviq  dhe nënguvernatori i Bankës Qendrore dhe negociatori për kapitullin 17, Nikolla Fabris.

SHARE