KLUBI TAEKWONDO “BESA” FITOI PESË MEDALJE NË VRSHAC

Gjatë vikendit të kaluar, sportistët e Klubit Taekwondo “Besa” fituan pesë medalje, një ari, një argjendi dhe tre të bronzta, në turneun tradicional të Milenium Open në Vrshac. Turneu, i cili u mbajt për herë të 13-të, mblodhi 780 garues nga 70 klube dhe 12 shtete, të cilët garuan në mundje sportive dhe performancë. Angjella Berishaj (+68) fitoi medaljen e artë, ndërsa Aurora Vulaj (nën 63) fitoi medaljen e argjendtë. Medaljet e bronzta morën Leo Gegaj (nën 63), Benan Jusufgjokaj (nën 48) dhe Marko Ujkaj (nën 73).

SHARE