ABAZOVIQ: ZGJEDHIM MES QEVERISË EVROPIANE DHE ZGJEDHJEVE APO QEVERISË ANTIEVROPIANE

I mandatuari për kryeministër, Dritan Abazoviq tha sot se të gjithë aktorët politikë që negociojnë për pushtetin e ri duhet të lëvizin nga pozicionet ekzistuese për të përfunduar procesin e formimit të tij. Ai tha se është shumë optimist për formimin e qeverisë dhe se shpreson që dy-tre individë të pavendosur do të vendosin të bëjnë atë që është e mirë për shtetin. “Mendoj se Mali i Zi do të fitojë qeverinë pakicë. Është një qeveri evropiane. Kushdo që e kundërshton është duke punuar që Mali i Zi të ketë një qeveri antievropiane. Modeli që ofrova është në tryezë, është i përfunduar, vendimi i fundit është të deklarohen ata që duhet ta mbështesin,“ theksoi Abazoviq.

SHARE