ZGJEDHJET JANË MËNYRA MË DEMOKRATIKE PËR TË DALË NGA KRIZA

Mali i Zi nuk ka kohë për lojëra politike dhe tani është momenti më i mirë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të organizohen njëkohësisht me zgjedhjet lokale , ka theksuar kryeministri Zdravo Krivokapiq. Kryeministri Zdravko Krivokapiq në takim me Përfaqësuesin Special të BE-së, për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor Mirosllav Lajçak, theksuan se kjo qeveri ka kapacitete të përgatitet për këto zgjedhje. “Në takim u vlerësua se në kontekstin e rrethanave të reja gjeopolitike, ka një tendencë për të përshpejtuar integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian dhe se Mali i Zi është një kandidat ideal për të treguar se integrimi mund të përshpejtohet,“ theksuan nga Qeveria. Rrjedhimisht, u shpreh kënaqësia për faktin se Ballkani Perëndimor do të vazhdojë të jetë në krye të agjendës së BE-së.

SHARE