AS SOT QEVERIA NUK KA MARRË VENDIM PËR SANKSIONE NDAJ RUSISË

Qeveria e Malit të Zi në seancën e sotme nuk e miratoi propozimin e vendimit për themelimin e trupit koordinues për monitorimin e futjes dhe aplikimit të masave ndërkombëtare, me rastin e krizës në Ukrainë. Siç i’u tha Portalit RTMZ, ai propozim nuk mori shumicën në seancën e Qeverisë. Në pyetje është një paketë masash që vendosin sanksione ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë. Një propozim i tillë i ngjashëm nuk është pranuar në asnjë nga seancat e mëparshme të Qeverisë. Një propozim i tillë ishte kritikuar më parë nga ministri i Jashtëm Gjorgje Radulloviq, i cili theksoi se nevojitet një qasje gjithëpërfshirëse dhe se bartja e përgjegjësisë për sanksionet ekskluzivisht tek ministria e jashtme nuk ishte qasja e duhur, pasi sanksionet duhet të zbatohen nga qeveria në tërësi.

SHARE