INSTITUTI: 86 RASTE TË REJA

Në 24 orët e kaluara në Mal të Zi janë regjistruar 86 të rinj të infektuar me koronavirus dhe dy persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). ISHP njoftoi se laboratorët e tyre dhe të tjerë publikë dhe privatë, të cilët merren me diagnostikimin e infeksionit me koronavirus, kanë përfunduar analizën të martën dhe kanë dorëzuar rezultatet për 1,089 mostra. Deri në orën 15 është raportuar shërimi i 86 pacientëve dhe aktualisht janë aktivë 620 raste me Covid-19.

SHARE