PËR TË SAPOLINDURIT NGA QEVERIA 500 DERI NË 1.000 EURO

Çdo fëmijë i porsalindur në njërën nga 17 komunat me rritje natyrale negative këtë vit do të marrë 1.000 euro nga Qeveria e Malit të Zi, ndërsa çdo i porsalindur në komunat me rritje natyrore pozitive do të marrë 500 euro, njoftoi ministri i Zhvillimit Ekonomik Jakov Millatoviq. Siç tha ai, kjo do të jetë një nga masat e politikës popullore të qeverisë së Malit të Zi. Në konferencën për media “Përgjigjja ndaj krizës demografike”, Millatoviq bëri të ditur se për herë të parë do të futet një normë në kuadër të Ligjit për fondin garantues të kredive, e cila do të mundësonte përmirësimin e politikës së banimit të të rinjve për sigurimin e banesave të para. Sipas ministrit, kjo është një masë që do të përfshijë 7.000 fëmijë që do të lindin në Mal të Zi vetëm këtë vit: “Për këtë masë do të ndahen pesë milionë euro nga rezerva buxhetore”. Ai tha se gjatë vitit 2020, 17 komuna kanë pasur rritje negative, dhe shtatë prej tyre kanë pasur rritje pozitive natyrore, përfshirë Plavën, Tivarin, Tuzin, Tivatin, Rozhajën, Budvën dhe Podgoricën. Siç tha ai, kjo masë do të përkthehet në një masë afatgjatë të përmirësimit të politikës së natalitetit dhe popullatës, e cila si e tillë duhet të jetë pjesë e çdo buxheti të ardhshëm në Mal të Zi.

SHARE