AUTOSTRADA DO TË HAPET NË MAJ

Në muajin maj do të hapet pjesa e parë e autostradës Tivar-Bolare, e cila do ta bëjë Malin e Zi më afër turistëve nga Serbia, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Millatoviq. “Serbia është më shumë se një ekonomi për Malin e Zi dhe anasjelltas. Lajm i mirë për ardhjen e turistëve serbë. Në maj do ta vëmë në funksion autostradën, ndërsa Serbia po prezanton një linjë të re ajrore nga Kraleva në Tivat”, ka shkruar Millatoviq në Twitter.

SHARE