KOSOVË, SHËNOHET 23 VJETORI I NDËRHYRJES SË NATO-s

Kuvendi i Kosovës me një seancë të veçantë ka shënuar 23-vjetorin e ndërhyrjes së Aleancës Veriatlantike (NATO) në Kosovë, ndërhyrje e cila ndali luftën e vitit 1999. Seanca nisi me një minutë heshtje për ish-sekretaren e shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, e cila ndërroi jetë dje, si dhe me një video-mesazh për nder të këtij përvjetori nga ish-komandanti i NATO-s për Evropën në kohën e luftës, Wesley Clarck, i cili tha se ndërhyrja e NATO-s ka ndryshuar jo vetëm historinë e Kosovës, por edhe të Evropës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se intervenimi i NATO-s në Kosovë ishte i drejtë dhe i domosdoshëm.

SHARE