EUROPË, GAZI E NAFTA “ME RACION”, VARËSIA SHKËPUTET NË 2025

Çmimet e energjisë janë rritur në mbarë botën në mesin e përpjekjeve për të shmangur naftën e papërpunuar ruse. Ajo është ndaluar tashmë ndaluar nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe Australia, dhe mjaft kompani të arit të zi në Europë, po përpiqen ta heqin gradualisht. Por nëse Europa do të miratonte një embargo të plotë, kjo thotë CNN, mund ta detyronte Rusinë të reduktonte furnizimet me 3 milionë fuçi në ditë, duke e vënë globin përballë rrezikut të një mungese ekstreme të furnizimit nëse vendet e OPEC-ut nuk fillojnë të rrisin me shpejtësi prodhimin – vendim ky, të cilin deri tani, kanë hezituar ta marrin. Drejtori ekzekutiv i kompanisë holandeze të tregtisë së mallrave Vitol u shpreh se tërheqja e naftës ruse nga tregu perëndimor do t’i shtrëngojë drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm me karburantin, e ndoshta ta prdorin me racion. Europa importon gjysmën e naftës së saj nga Rusia dhe pjesën tjetër nga Lindja e Mesme. Katër organizata mjedisore thonë se Bashkimi Evropian mund të heqë dorë nga importi i gazit rus deri në vitin 2025, duke i krijuar mundësi bllokut të shkëpusë vartësinë për një periudhë afat-mesme nga një prej burimeve kryesore të energjisë, që është vënë në pikëpyetje, pas luftës në Ukrainë. Shtimi i prodhimit të energjisë nga dielli dhe era, ulja e kërkesës për gas dhe zgjerimi i rrjetit elektrik duket se mund të zëvendësojnë dy-të-tretat e nevojave për gazin rus brenda tre vjetësh.

SHARE