GJUKANOVIQ: 22 MARSI TË JETË DITË PËRKUJTIMI PËR VIKTIMAT E COVID-it

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka bërë të ditur se mbështet nismën për shpalljen e 22 marsit në vendin tonë si ditë përkujtimi për të gjitha viktimat e koronavirusit në Mal të Zi. “Edhe këtë vit kam mbështetur iniciativën e aktivistit për të drejtat e njeriut Aleksandar Zekoviq për shpalljen e 22 Marsit Ditë Zie dhe Ditë Përkujtimi Kombëtar për të gjitha viktimat e koronavirusit në Mal të Zi. Sot është e rëndësishme të kujtojmë viktimat, por edhe të mësojmë nga çfarë ndodhi”, ka shkruar Gjukanoviq në Twitter. Ai pret që Qeveria e Malit të Zi të tregojë respektin e duhur për 2,696 qytetarët e Malit të Zi që humbën betejën me Covid-in. “Unë shpreh edhe një herë ngushëllimet e mia për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre në dy vitet e fundit të luftës së vështirë me Covid-in”, tha Gjukanoviq. Kjo iniciativë e Zekoviq u mbështet edhe nga disa deputetë.

SHARE