KËSHILLI APK-së PROPOZOI SHKARKIMIN E QALLOVIQ-MARKOVIQ

Komisioni për Anti-Korrupsion i propozoi njëzëri Parlamentit të Malit të Zi, të shkarkojë Vanja Qalloviq Markoviq nga vendi i anëtares së Këshillit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

APK më 29 maj ka nxjerrë një vendim që vërteton se Qalloviq Markoviq ka shkelur Ligjin kundër Korrupsionit, në të cili është njoftuar Komisioni për Anti-Korrupsion, i cili është përgjegjës për zgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit të APK-së.

Nga APK, theksuan se Qalloviq Markoviq, gjatë kryerjes së funksionit si anëtare e Këshillit të Agjencisë, si drejtoreshë e përgjithshme e MANS, më 4 dhjetor 2015, nënshkroi kontratën në bazë të së cilës kjo OJQ mori 149,000 euro dhe me të cilën është paraparë obligimi për të paraqitur kërkesë në APK në lidhje me zgjedhjet parlamentare të vitit 2016.

Në seancën e këtij Komisionit, Qalloviq Markoviq tha se nuk janë përmbushur kushtet për shqyrtimin e iniciativës për shkarkimin e saj, duke theksuar se Ligji për Parandalimin e Korrupsionit parashikon që anëtarët e Këshillit mund të zgjidhen vetëm nëse procedura fillohet nga tre anëtarë të Këshillit, gjë që nuk është rasti në këtë procedurë.

Sipas saj, një numër çështjesh procedurale dhe substanciale janë në kundërshtim me Ligjin dhe ka arsye të mjaftueshme që vendimin i APK-së  të “bjerë në gjykatë”.

Ajo tha se drejtori i APK-së propozoi që ajo të shkarkohet si çdo funksionar tjetër, duke deklaruar se për këtë është përgjegjës Këshilli Administrativ.

APK konstatoi se Qalloviq Markoviq, si anëtare eKëshillit të Agjencisë, mori pjesë aktive në punën dhe vendimmarrjen e atij organi për çështjet në rendin e ditës që kanë të bëjnë me aplikimet e MANS, pa dhënë më parë deklaratë mbi ekzistencën e interesit privat, nuk i informoi pjesëmarrësit e tjerë në diskutim dhe nuk ka kërkuar mendimin e Agjencisë për ekzistimin e konfliktit të interesit.

SHARE