PENSIONI MESATAR 300 EURO, PAGESA NESËR

Nga nesër do të fillojë pagesa e pensioneve të muajit shkurt, bëjnë të ditur nga Fondi i Sigurimeve Pensionale dhe Invalidor (PIO). Fondi tha se pensioni mesatar për muajin shkurt ishte 299.29 euro. „Fondet totale të nevojshme për të paguar të drejtat e sigurimit pensional dhe invalidor janë 36.08 milionë euro”, thuhet në deklaratë.

SHARE